E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia zbulon 51 qese kanabis, në pranga 3 persona

Pas një kontrolli në një lokal në Qytetin Studenti, policia ka zbuluar 51 qese të mbushura me lëndë narkotike, të dyshuar si Kabais sativa. Menjëherë janë arrestuar pronarët e lokalit dhe një person tjetër të cilit i është gjetur një armë pa leje. 

TIRANE- Specialistë të seksionit të luftës kundër drogës arrestuan tre persona pasi u kapën në flagrancë me 51 qese të mbushura me lëndë narkotike, të dyshuar si Kabais sativa.
Në prangat e policisë kanë rënë, Alfred Musabeli, 24 vjec, banues në Tiranë, Mirgen Shuke, 23 vjec banues në Tiranë dhe Aldo Shehaj, 23 vjec banor në Kamëz.
Arrestimi i tyre u krye pas një kontrolli në një lokal në Qytetin Studenti në pronësi të shtetasve Petref Musabelli dhe Mirgen Shuke, të cilët janë kapur në flagrancë me 51 qese me Kanabis.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Shehaj u gjet një armë e markës Magnium me mulli të cilën e mbante pa leje.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë e lendës narkotike, pistoletën magnium me mulli dhe një shumë prej afro 75 mijë lekësh të reja.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›