E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane grabitet zyra e PS ne Laprake

Persona të paidentifikuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm zyrën e Partisë Socialiste në njësinë 11 të kryeqytetit, në lagjen Laprakë.

Kryetari i kësaj njësie, Naim Asllani ka deklaruar se dera e selisë partiake është thyer nga grabitësit, të cilët kanë marrë kompjuterin dhe printerin e zyrës.

Në vendin e ngjarjes shkuan agjentë të policisë, të cilët pasi kryen veprimet hetimore po punojnë për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›