“Klubi i Patriotëve të Rinj”, protestë për regjistrimin e popullsisë

Të rinjtë e PDIU janë ngritur së bashku në një protestë përpara Parlamentit, kjo në kuadër të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Duke mbajtur flamurin shqiptar nëpër duar, të rinjtë nga “Klubi i Patriotëve të Rinj” të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë lëshuar thirrje, ku me pankarta nëpër duar kanë protestuar.
“Himara është Shqipëri” dhe “Shqipëri etnike”, ishin ndër thirrjet e lëshuara nga te rinjte.