E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike godet sërish biznesin shqiptar

Kriza ekonomike vazhdon që të ndjehet gjithmonë e më shumë në vendin tonë. Sic ishte deklaruar edhe më parë edhe prej vetë bizneseve, ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë krizën ekonomike. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e pasqyruara nga Ministria e Financave mbi ecurine e treguesve fiskal tregojne se perseri zeri i te ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zeri me negativ, cka nenkupton krizen financiare qe po thellohet gjithmonë e me shume mbi bizneset vendase.

Referuar shifrave fiskale, te ardhurat e realizuara nga tatimi mbi fitimin per kater muajt e pare te ketij viti jane rreth 18 perqind me te ulta krahasuar me te njejtin katermujor te nje viti me pare. Nderkohe qe te ardhurat nga TVSH-ja paraqiten me nje rritje prej vetem 1.5 perqind. Sa i perket tatimit mbi te ardhurat personale dhe akcizes, Ministria e Finances raporton se jane me te njejtet tregues si nje vit me pare, pa reflektuar ndryshime. Nga ana tjeter shpenzimet jane ulur me 1.5 perqind gjate kater muajve te pare te ketij viti, duke prekur me shume investimet. Treguesit fiskal te muajit prill tregojne se investimet jane shkurtuar me 30 perqind, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, nderkohe qe buxheti i shtetit ka mbledhur rreth 106.2 miliarde leke.

Një tregues negativ vihet re gjithashtu edhe në balancën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ku duket qartë se të ardhurat janë më të vogla se shpenzimet.Treguesit fiskalë të 4-mujorit të këtij viti, tregojnë se në arkën e shtetit kanë shkuar si të ardhura 106 miliardë lekë. Ndërkohë në anën tjetër, shpenzimet për këtë 4-mujor kanë kapur vlerën 117 miliardë lekë. Megjithatë në krahasim me një vit më parë vihet re se është shpenzuar më pak. Deficiti për katër muajt e 2012-s ka shënuar nivelin 11.4 miliard leke, duke pësuar gjithashtu rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›