Tiranë, kapen 2 kilogramë heroinë

Kapen pasditen e së martës në kryeqytet rreth 2 kilogram heroinë. Bashkë me mallin e sekuestruar policia ka mundur të verë nën pranga edhe pese persona në Tiranë. Falë operacionit të koduar "Trekëndëshi", realizuar nga seksioni Kundër Drogës, 5 shtetasit janë kapur në flagrancë si mbajtës dhe shitës s heroinës. Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë për një grup kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin në rrethet Elbasan, Peqin, Kavajë dhe Tiranë. Dy prej të arrestuarve janë prangosur në rrugën Myslym Shyri, ndërsa dy të tjerë pranë parlamentit. Personat quhen Denis Laveli , Nikolin Merko, fatmir Mezini, Hibrahim Cani, dhe Ardit Bakalli. Mbi këta shtetas rëndon akuza për trafikim të brendshëm të heroinës. Të pesë trafikantët ishin në vëzhgimin e policisë prej disa kohësh dhe pas një hetimi gati 2 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrit tërësisht dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tyre. Gjatë operacionit të efektivëve kundër drogës, grupi është kapur në flagrancë teksa shkëmbente lëndën në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Elbasanit. Një tjetër shtetas i dyshuar si anëtar i grupit kriminal, është shpallur në kërkim, emiri i të cilit nuk bëhet i ditur ëpr arsye hetimi.