Tiranë, sekuestrohet 2 kg heroinë, arrestohen 5 shtetas
Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 2 kilogramë heroine, dhe ka vënë nën pranga 5 shtetas të kapur në flagrancë duke e shitur atë. Policia po vazhdon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale
TIRANE- Policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Trekëndshi” ka arritur të sekuestrojnë sasinë prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe ka vendosur nën pranga 5 shtetas, mbajtës dhe shitës të saj.
Mbi bazën e posedimit të shumë informacioneve operative, u arrit goditja e një grupi kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin e tij në rrethet Elbasan, Peqin, Kavajë dhe Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, duke realizuar këtë operacion me metodat speciale të hetimit u arrit kapja dhe sekuestrimi i kësaj sasie si dhe kapja e 5 shtetasve, ndaj të cilëve u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë :
Policia bën të ditur se janë vënë në pranga Ibrahim Çlirim Cani, 34 vjeç, lindur e banues në Peqin, Ardit Ymer Bakalli, 29 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Nikolin Kujtim Merko, 37 vjec, lindur e banues në Përmet, Denis Arben Caveli, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë si dhe Fatmir Nevruz Mezini, 19 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Pas një hetimi të shtrirë për një periudhë kohore në 2 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrit tërësisht dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tyre.
Përgjatë momenteve të goditjes së këtij grupi me tendencë prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ato u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Elbasanit, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një shtetas tjetër, por për arsye të hetimit nuk bëhet publik.
(O.Zh/ BalkanWeb)