E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kërkohej për trafik prostitucioni, prangoset moldavja

Gazeta Shqip

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçare moldave, i cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore.

Sipas burimeve zyrtare, Tatiana Nacu, 32 vjeç, është ndaluar pasi gjykata e Chicinau në Moldavi me vendim të 7 nëntorit 2007 ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, me mundësi dënimi 15 vjet burg, për Nacun, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Mësohet se 32-vjeçarja, e cila dyshohet të ketë qenë organizatorja e grupit që trafikonte femra, kishte nisur 4 moldave drejt Kosovës duke i shfrytëzuar seksualisht me qëllime përftimi gjatë periudhës 1 mars 2006- 30 shtator 2006.

3 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, kërkohej për trafik prostitucioni, prangoset moldavja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›