E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e bores dhe te shiut ja situata ne zonat problematike ne vend

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë krijuar probleme në shumë zona të vendit. Përmbytje në Lezhë, e bllokim të disa akseve rrugore në verilindje të vendit janë raportimet e para që bëhen të ditura. Reshjet e borës kanë sjellë vështirësi qarkullimi në Korçë-Ersekë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë krijuar një situatë problematike në Qafën e Qarrit, ku trashësia e bores ka arritur 5 cm dhe qarkullimi behet me zinxhir. Për këtë arsye, policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë.

Rikthehet përmbytja në Lezhë Rinisja e reshjeve te shiut kane përmbytur serish fshatin Barbulloje te komunës Kolsh ne Lezhe.  Uji ka mbuluar qindra hektarë toke dhe ka rrethuar dhjetëra shtëpi. Shkak për këtë situate është bere mungesa e energjisë elektrike dhe mos funksionimi me kapacitet te plote i hidrovorit te Tales nga i cili evadohen këto toka.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›