Humbet ne ujerat e liqenit te Shkodres
Një peshkatar ka humbur në ujrat e liqenit të Shkodrës. Nisur nga versioni paraprak i policisë bëhet e ditur se Bashkim Ramë Curraj 40 vjeç nga Fshati Jubicë i Rrethit të Malësisë së Madhe ka humbur dje në ujërat e liqenit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes 40 vjeçari baba i tre fëmijëve ka qenë peshkatar i rregullt, dhe ditën e dielë rreth orës 14:00 është futur në ujërat e liqenit të Shkodrës me varkën e tij me qëllim kontrollimin e rrjetave të peshkimit, dhe nga ky moment ai nuk është zhdukur dhe nuk dihet më për të. Denoncimi është bërë nga i vëllai i cili pas ka parë varkën rreth 400 metra në thellësi të liqenit të Shkodrës dhe në të nuk ndodhej askush, ka njoftuar policinë dhe më pas së bashku me bashkëfshatar ka nisur kërkimin. Por stuhia dhe shiu i dendur e ka vështirësuar kërkimin gjatë pasdrekes së djeshme dhe natës. Në vend të ngjarjes janë gjetur varka, motori i varkës dhe disa sende tjera peshkimi të cilat kanë qenë në varkën e 40 vjeçarit Bashkim Curraj.