E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë Gjermane

Çelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë Gjermane. Në ceremoninë e hapjes, ishin të pranishëm ambasadori gjerman Borshard, kryeministri Berisha. Berisha tha se çelja e kësaj zyre nxit bashkëpunimin dhe investimet gjermane në Shqipëri. 

TIRANE- Çelet në Tiranë Zyra Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë. Në ceremoninë e hapjes në ambientet e ambasadës Gjermane në Tiranë, ishin të pranishëm ambasadori Bernd Borshard, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Tregetisë Genc Ruli dhe përfaqësues të biznesit nga të dy vendet.
Në fjalën e tij ambasadori Borshard tha se për ekonominë gjermane Shqipëria po bëhet gjithnjë e më interesante si partner në investime dhe tregëti. Në Shqipëri – tha – Borshard janë përmirësuar kushtet për investim dhe tregëtidhe shumë shpejt shpresojmë që të vijë në Shqipëri një pjesë e energjisë së Gjermanisë nëpërmjet rajonit të Ëestfalise përgjatë Rinit. Për kryeministrin Berisha çelja e zyrës së industrisë dhe tregëtisë së Gjermanisë në Tiranë është një ngjarje e cila nxit bashkëpunimin dhe investimet gjermane, për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë. Shteti gjerman ka investuar 860 milion euro në Shqipëri duke ndryshuar cilësisht jetën e shqiptarëve dhe ne jemi të gatshëm dhe të aftë të presim investimet e mëdha të biznesit gjerman – përfundoi Berisha në fjalën e tij.
Në vitin 2008 më mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë u formua Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregëtise në Shqipëri e cila angazhohet si zëri i ekonomisë dhe i interesave gjermane në çështjet ekonomike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›