E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, konflikti për pronën, polici plagos vëllain dhe nipin

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Laknas në kryeqytet.

Kreshnik Tahiraj, efektiv i policisë së Komisariatit të Lushnjes ka plagosur me armë zjarri vëllain e tij, Shpëtim Tahiraj sëbashku me djalin e tij, Nuri Tahiraj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Disa minuta pas ngjarjes, policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes së dyfishtë, Kreshnik Tahiraj, I cili mësohet se është vetëdorëzuar tek forcat e rendit.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit, babë e bir, ndodhen në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›