E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten

Krimi brenda familjes po merr përmasa të frikshme në vend. Kryeqyteti është tronditur mesditën e sotme nga një tjetër vrasje brenda familjes, ku një burrë ka vrarë me pistoletë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Ngjarja e rëndë ka rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet ku 54-vjeçari Admir Janzenxhiu ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Dallëndyshe Janzenxhiu 50 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e krimit të rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në banesën e çiftit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetëm 20 ditë më parë e njëjta skenë u shënua në zonën e Kodrës së Priftit në kryeqytet ku burri vrau me armë bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe veten.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 15 Korrikut ku Ilirjan Cani, vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij Alketa Cani dhe më pas qëlloi veten duke u plagosur rëndë por ndërroi jetë disa ditë më pas.

vijon….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›