Kreu i LSI-së Ilir Meta mbledh 5 ministrat e kabinetit të ri
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka mbledhur sot 5 ministrat e LSI-së në kabinetin e ri.
Takimi po zhvillohet në selinë e LSI-së dhe në të kanë marrë pjesë Nasip Naço i cili u përzgjodh si ministër i drejtësisë, Edmond Haxhinasto si ministër i Transporteve, Klajda Gjosha, ministre e integrimit, Edmond Panariti, ministër i bujqësisë dhe Lefter Koka, ministër i mjedisit.
Tema kryesore e takimit mes kreut të LSI dhe ministrave të zgjedhur janë objektivat e qeverisë së re.
Një javë më parë, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u takua me ministrat e Partisë Socialiste.