E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas 2 bashkeshortët mbi trotuar

TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Tiranë, ku një makinë aksidentoi 2 këmbësorë.

Ngjarja është shënuar rreth ores 15.45 minuta tek Rruga e Elbasanit prane kompleksit te lodrave '7 xhuxhat', kur automjeti tip BMW me targa AA 366 D ka marrë përpara 2 këmbësorë.

Të plagosurit Vjollca dhe Musa Stafa, 52 dhe 57 vjec, burre e grua, janë dërguar në gjendje tepër të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin Erdi Hasanaj, 22 vjec. 

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara 2 kalimtarët që ishin duke ecur mbi trotuar. Automjeti BMW ka shkatërruar dhe disa pemë të mbjella anash trotuarit.

Pritet të sqarohen rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë qe mund te kishte rezultuar tragjik per shkak se zona ku ndodhi ka njihet per fluksin e kalimtareve ne cdo ore te dites.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aksidenti tek rr.Elbasanit, pamjet pa koment Mbytet në Gjirin e Lalëzit një i ri nga Tirana

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›