E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben konfirmohet dështak në evenimentet e mëdha

TIRANE-Ajo që ra në sy në gjuajtjet e penalltive të finales së Champions League, ku Çelsi triumfoi 4-3 pasi 120 minutat patën përfunduar në barazim 1-1, ishte mungesa e yllit të Bajernit, Arjen Roben. Madje, nga pika e bardhë goditi edhe portieri Nojer, por jo holandezi. Roben në fakt e humbi penalltinë e tij në fillim të kohës shtesë, kur Petr Çeh i mohoi golin që mund të vlente sa fitimi i Champions.
Ai u përpoq për 120 minuta për t’i hequr vetes etiketën e humbsit të evenimenteve të mëdha, por nuk ia arriti, edhe pse në pjesën e parë të finales goditi shtyllën. Pas Bajern-Inter dhe Spanjë-Holandë, kjo ishte goditja e tretë për Roben, një futbollist me teknikë shumë të lartë, por shumë i brishtë në çdo aspekt tjetër, sidomos psikologjik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›