Fushata, Rama në Cerrik e Elbasan: Rritje të punësimit
Kreu i PS Rama ka zhvilluar takimet përmbyllëse në qytetet Cerrik e Elbasan, ku është angazhuar për rritje të punësimit dhe eliminim të varfërisë. Rama ka premtuar ndërtimin e një Shqipërie që ecën drejt Europës me hapa të qëndrueshëm.
ELBASAN- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar takime përmbyllës elektorale në qarkun e Elbasanit duke u ndalur fillimisht në Cerrik e më pas në qytetin e Elbasanit. Rama u angazhua për rritje të punësimit dhe zhdukje të varfërisë.
“Të jeni të sigurtë se askush nuk do e prekë votën tuaj, ne jemi të pregatitur ta mbrojmë votën më mirë se ce mbrojtëm në Tiranë dy vite më parë dhe të fitojmë më thellë se c’fituam në Tiranë dy vite të shkuara”- tha Rama.
Rama është ndalur në një takim në qytetin e Elbasanit ku është angazhuar për dhënien fund të realitetit të dy Shqipërive dhe ndërtimit të një Shqipërie që ecën drejt Europës me hapa të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik. Një shtet ku administrata nuk dhunohet, një shtet ku administrata nuk dhunohet, një shtet ku mjeku, polici, mësuesi nuk përdoren nga qeveria e radhës – tha Rama.
“Edhe tre ditë na ndajnë për tju ardhur nënpunësve të shtetit paprekshmërinë që kanë nënpunësit e një shteti që është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Edhe tre ditë na mbeten që sëbashku të fillojmë punët për të ndërtuar shtetin e qytetarëve. Mësuesit, mjekët, nëpunësit të gjithë ata të cilët kërcënohen nga ky pushtet për largim nga puna duhet të votojmë më 28 qershor dhe të mos kenë asnjë frikë sepse duhet të marri fund historia e shtetit të rënë në gjunjë përpara pushtetit. Do të marri fund historia e mësuesve, mjekëve, nënpunësve të gjunjëzuar përpara pushtetarëve dhe agallarve. Duhet të marri fund historia e 18 viteve dhe veçanërisht e këtyre 4 viteve ku njerëzit po njohin cdo ditë e më shumë presionin dhe kërcënimin e një pushteti që duan të na largojnë. Ndaj ne duhet ta largojmë njëherë e mirë pas tyre ditësh më 28 qershor me votën për Partinë Socialiste”- theksoi kreu i PS-së Rama.
Rama nuk ka kursyer as batutat për kundërshtarin e tij politik në këtë garë, “cfare dhete (10) mor lal, ti as 4-tër s’merito, pranej merr atë dyshin dhe ik në shpi”- tha Rama.
(a.r/news24/balkanweb)