Tiranë, makina përplas motorin, një i plagosur
TIRANE – Një person është plagosur rëndë mesditën e sotme në kryeqytet, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku një motor është përplasur nga një automjet.
Drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.
(er.nu/BalkanWeb)