Papa Françesko: Kush jam unë që të gjykoj njerëzit homoseksualë?
Brazil- Papa Françesko ka thënë se homoseksualët nuk duhet të gjykohen ose të margjinalizohen. Duke folur me gazetarët në një fluturim nga Brazili, ai tha: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Perëndinë dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar atë?”.
Vërejtjet e Papës janë duke u parë si shumë më pajtuese se pozita e paraardhësit të tij mbi çështjen.
Duke u kthyer në çështjen grave priftëresha, ai tha se Kisha kishte folur dhe i kishte thënë “jo”, por roli i gruas nuk duhet të jetë i kufizuar.
“Ne nuk mund të kufizojmë rolin e grave në Kishë për vajzat e altarit ose kryetaret e një bamirësie…”,- tha ai në një intervistë të gjerë me gazetarët e Vatikanit.
Pesë muaj pasi ai mori postin nga Papa Benedikti, tha se njerëzit homoseksualë duhet të pranohen plotësisht në shoqëri.
“Katekizmi i Kishës Katolike e shpjegon këtë shumë mirë”,- tha Papa Françesko. ”Ai thotë se ata nuk duhet të jenë të margjinalizuar për shkak të kësaj, por se ata duhet të integrohen në shoqëri”,-vijoi ai. Por Papa dënoi atë që ai e përshkroi si lobim homoseksual.
“Problemi nuk është tek të paturit këtë orientim…Ne duhet të jemi vëllezër. Problemi është lobimi nga ky orientim, apo lobet e njerëzve të babëzitur, lobet politike, lobet masonike… Ky është problemi më i keq”,-tha Papa.
Dorina Bilbili/IDEA/