E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, fqinjët ndjejnë erën e rëndë, 70-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

TIRANË- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qendër të kryeqytetit.

Viktima mësohet të jetë Yllio Çaçi, 70-vjeç. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se trupi i pajetë i gjet pas denoncimit të banorëve të zonës përreth në drejtorinë e policisë Tiranë dhe Komisariatin Nr.1.

Banorët prej ditësh kanë ndjerë erën e keqe që kundërmonte kufoma e 70-vjecarit duke ngjallur dyshime.

Shërbimi zjarrfikës ka shpërthyer sot në mesditë me mjete të forta derën ku banonte 70-vjecari, teksa dyshohet se i moshuari ka ditë që ka vdekur.

Nga hetimet paraprake flitet për vdekje natyrale, ndërkohë që do jenë ekspertët e mjekësisë ligjore që do përcaktojnë shkaqet.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Krujë, gjendet kufoma e 40-vjeçarit buzë lumit, dyshohet se është mbytur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›