E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje të moshuarën

Unaza e Re në Tiranë, foto ilustruese

Një 75-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një automjet në zonën e njohur si Unaza e Re në kryeqytet.

Burime të policisë bënë të ditur se, Makbule Avdo, po kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një makinë me targë TR 3375 G.

Mësohet se policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. /E. K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›