Tiranë, mbërrin përfaqësuesja portugeze
Tiranë - Përfaqësuesja portugeze e futbollit mbërriti pasditen e sotme në kryeqytetin shqiptar. Mediet nuk kanë mundur dot të komunikojnë me futbollistët e Portugalisë si pasojë e masave të rrepta të sigurisë.
Luzitanët janë akomoduar menjëherë në “Hotel Sheraton”, dhe gjatë orëve të vona të pasdites pritet të zhvillojnë seancën e para stërvitore në stadiumin “Qemal Stafa”. Pas stërvitjes do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp, ku do të flasin trajneri Kueiroz dhe dy futbollistë.
Ndeshja Shqipëri-Portugali është e vlefshme për grupin 1 të eliminatoreve të botërorit “Afrikë e Jugut 2010”. Kjo përballje pritet të nisë nesër në orën 20:45 në “Qemal Stafa”.