Tirane mbreme ne TKOBpremiera e Turandot
TIRANE- Eva Golemi nen petkun e princeshes Turandot dhe Armando Kllogjeri nen petkun e Kalafit te dashuruar pas saj sollen per publikun mbreme triumfin e dashurise se Pucinit ne operen Turandot. Premiera u shfaq mbreme ne skenen e TKOB-se nen regjine e italianit Nicola Zorzi i cili ka sjelle nje shfaqje larg perrallores nderkohe qe ngjarjet e vepres zhvillohen ne Kinen e nje kohe me te vone. Zorzi ka preferuar ti kushtoje shume rendesi dhimbjes qe mbart opera e kompozitorit Giacomo Puccini. Ne fakt kjo eshte e vetmja veper e Puccinit ku dashuria triumfon dhe fundi eshte i lumtur per ciftin edhe pse ka nje vdekje. Kalafi i dashuruar pas Turandot per tu martuar me te duhet te gjeje tre gjeagjeza. Cdo pergjigje e gabuar do te thote vdekje. Kalafi e kalon proven por princesha Turandot heziton te martohet me te dhe ai pranon te vdese vetem nese ajo gjen emrin e tij te vertete Dashuri. Nen kostumet e Manuela Gasperoni jane ngjitur ne skenen e TKOB-se per te interpretuar edhe artistet si Irini Nikolla Sonila Baboci Ardian Kamberi Armando Likaj Erlind Zeraliu Eriona Gjyzeli etj. Opera Turandot eshte nje perralle por ka te tjera aspekte te operas me interesante sesa perralla qe jane pushteti i nje gruaje mbi popullin e saj dhe dashuria qe ne fund e mposht kete force dhe kete pushtet te saj eshte shprehuer regjisori Nicola Zorzi.