Tiranë, mbytet në pus 60-vjeçari
Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në periferi të kryeqytetit teksa ishte duke pastruar pusin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Yzberisht të Tiranës dhe viktimë ka mbetur 60-vjecari, Agim Simati.
Sipas të dhënave të para, 60-vjeçari ka nisur pastrimin e pusit në oborrin e shtëpisë por ka humbur jetën.
Dyshohet se shkak për vdekjen e tij mund të jetë asfiksia nga gazrat e shkaktuar në pus por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.