E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, motori përplas nënë e bijënë gjendje të rëndë motoristi

TIRANË - Një motor ka përplasur një grua bashkë me fëmijën e saj sot në mbrëmje në kryeqytet në zonën e Babrrusë.

Mësohet se gruaja bashkë me vajzën ishin duke kaluar rrugën, kur drejtuesi i motorit është shmangur dhe ka humbur ekuilibrin.

Aktualisht, sipas policisë, drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë për jetën dhe shkak për këtë është edhe mospasja prej tij e kokores në kokë.

Ndërsa gruaja bashkë me fëmijën janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›