E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, motori përplaset me dy makina, plagoset rëndë drejtuesi

TIRANE – Një person është plagosur rëndë pasditen e sotme në kryeqytet, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me dy makina. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë rreth orës 18:30.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë mësohet se drejtuesit e makinave të përfshira në aksident nuk kanë pasuar lëndime.

Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›