Tiranë, nata e ndërrimit të viteve, plagoset një qytetare me ‘plumb qorr’, jashtë rrezikut për jetën

Policia e Tiranës bëri të ditur se më datë 1 janar, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.”, informon policia.
/rtsh.al/