Tiranë, plagoset një shtetas me armë zjarri, të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e një arme zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas. Sipas policisë së Tiranës, të hënën, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
/rtsh.al/