E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndërron jetë kreu i PK-së Hysni Milloshi

Ka ndërruar jetë  në moshën 66-vjeçare kryetari i Partisë Komuniste Hysni Milloshi.
 

Lajmi është bërë i ditur për RTV “Ora News” nga burime të Sanatoriumit të Tiranës të cilat theksojnë se Milloshi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit pasi ai vuante nga një sëmundje të rëndë.
 

Hysni Milloshi lindi më 21 janar 1946. Edhe pas rrëzimit të rregjimit komunist vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës. Ai është themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë së riorganizuar. Milloshi gjithashtu ishte kandidati i tretë në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011 për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›