Tirane ne pranga 3 adoleshente grabiten biznesmenin
Policia e Tiranes ka vene ne pranga 3 adoleshente te cilat akuzohen se kane grabitur nje biznesmen. Burime nga policia bejne me dije se jane arrestuar shtetaset Olgerta Agushi 18-vjece Laureta Komaku 18-vjece si dhe Aferdita Pepmarkaj 19-vjece madje po procedohet ne gjendje te lire edhe shtetasi i mitur G.J 16-vjec. Pas nje pune hetimore disa javore me synim per te zbardhur nje vjedhje me shume te konsiderueshme parash dyshohet dhe ka rezultuar se keto shtetase ne bashkepunim me njera - tjetrin qysh ne fillim te ketij viti dhe ne vazhdim nga muaji Tetor - Dhjetor viti 2011 kane vjedhur banesen e shtetasit Avdyl Trojko 42-vjec me banim ne Tirane duke vjedhur shumen e parave prej 150 milion leke te vjetra. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keto shtetase autore te dyshuara kane realizuar vjedhjen e te demtuarit biznesmen ne dy etapa brenda harkut kohor te tre muajve te fundit. Pas marrjes se shumes se parave kete shtetase i kane shpenzuar ato duke investuar e arreduar ne dy dyqane te ndryshme parukerish si dhe duke u dhene hua ne forme borxhi shoqerise se tyre. Nderkohe ne cilesine e proves materiale u sekuestruan nje shume parash te vjedhura ne banesen e te demtuarit nje ambjent dyqani parukerie rreth 50 m katror ne rrugen Hoxha Tasim si dhe nje apartament 60 m katror tek Xhamlliku. Nderkohe materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te vjedhjes e kryer ne bashkepunim.