Fier policia bashkiake konfrontim me tregtaret
Tregtaret e Fierit sot jane perfshire ne nje konflikt te ashper me policine e rendit. Ndonese jane paralajmeruar 2 muaj me pare nga bashkia per tu larguar nga tregu industrial ata nuk kane pranuar te zhvendosen ne ambjentet e reja te percaktuara nga bashkia e Fierit. Tregtaret kane kembengulur se nuk largohen ne tregun e ri pasi nuk mund te perballojne qerane e percaktuar. Per kete ata i kane bere rezistence forcave te policise per te mos prishur tregun aktual madje nje prej tregtareve ka qelluar me gure drejtuesin e skrepit icili po tentonte te rrezonte nje prej shtyllave te tregut. Policia e Fierit ka identifikuar dhe shoqeruar nje komisariat nje grua e cila akuzohet se ka plagosur drejtuesin e Skrepit. Vec saj edhe kater persona te tjere kane perfunduar ne polici per kundershtim te urdhrave te policise. Bashkia e Fierit ka nenshkruar nje kontrate me pronarin e tregut te ri pasi ne ate ekzistues pengohen punimet per ndertimin e pallatit te sportit i cili sapo ka nisur. Qe prej oreve te para te mengjesit te sotem tregtaret nuk jane lejuar te ekspozojne mallrat e tyre ne tregun aktual mbi rrjedhen e lumit Gjanica. Por ata nga ana e tyre kane paralajmeruar se nuk do te ndalojne se protestuari deri ne zgjidhjen e ketij problemi.