Korce arrestohen 3 persona kapen me 42 kg droge
Policia e Korces ka sekuestruar 42 kg droge si dhe ka arrestuar tre persona si posedues te saj. Burime nga policia bejne me dije se gjate operacionit te koduar Zinxhiri jane arrestuar shtetasit Elisd Avduli 22-vjec Kristi Pojani 21-vjec dhe Gazmend Bashaj 26-vjec. Sipas policise arrestimi u be ne vendin e quajtur Trekendeshi ne lagjen nr.4 te qytetit te Korces gjate kohes kur tre personat po shkembenin mallin me parate. Gjithashtu policia thekson se kjo sasi lende narkotike ishte marre ne fshatin Lazarat te Gjirokastres dhe kishte si destinacion shtetin grek. Ne momentin e arrestimit tre personave pervec 42 kg marijuane u jane sekuestruar edhe 2 automjete dhe 4 aparate celulare.