E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane ne pranga gjashte grabites

Policia e kryeqytetit ka arritur te vere nen pranga 6 persona te cilet dyshohen se jane autore te 9 grabitjeve te dokumentuara si dhe nje sere vjedhjesh te tjera.Aktiviteti criminal I te dyshuarve perqendrohej ne pikat e basteve te sportit ndersa operacioni I koduar Plazma beri te mundur dokumentimin e plote te vjedhjeve.

Gjithashtu eshte bere shpallja ne kerkim edhe dy shtetasve te tjere qe per arsye te hetimit nuk mundt te bejme publike gjeneralitetet e tyre. Gjate ecurise se ketij hetimi eshte konkluduar se keto shtetas ne bashkepunim me njeri - tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme dyshohet te jene autor te shume vjedhje te dyqaneve dhe lokaleve kryesisht lloto sport te ndodhura ne Kryeqytet dhe ne qytetin e Durresit. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 23 televizore plasma te markave te ndryshme 1 automjet i markes tip Renault Klio me targa TR 6807 T sende te ndryshme si leva pinca te cilat kane sherbyer per kryerjen e veprave penale beri te ditur Alma Katragjini zedhenese e policise se Tiranes.

Strukturat e policise kane bere te mundur dhe arrestimin e tre personave te cilet dyshohen si autore te ngjarjes se ndodhur 4 dite me pare ne Kavaje ku u grabit me arme nje Kazino ndersa nje person mbeti I plagosur.

Juli Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›