E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Basha Agjencite te bejne kujdes

Agjensite e udhetimit jane te ftuara te bashkepunojne me autoritetet e policise per te mos patur probleme me levizjen e lire te qytetareve pas heqjes se vizave. Ne nje takim me bizneset e udhetimit ministri i brendshem Lulzim Basha tha se do te ishte e pafalshme te perseriteshin fajet e agjensive te udhetimit te Serbise apo Maqedonise.

Kjo e drejte qe kemi fituar eshte dicka qe e kemi enderruar prej kohesh dhe ne jemi pergatitur ta mbrojme kete te drejte me cdo cmim. Kerkohet bashkepunimi juaj ne radhe te pare si qytetare te ketij vendi ne radhe te dyte si nje nga deget e ekonomise qe do te kete perfitimet me te prekshme si rezultat i kesaj lirie te mohuar dhe tashme te fituar tha Lulzim Basha minister i Brendshem.

Basha ka kerkuar angazhim dhe nuk ka nguruar tu kujtoje ketyre operatoreve se mungesa e bashkepunimit eshte edhe nje pergjegjesi ligjore. Jane vene ne dispozicion numra telefoni te posacem per ju te te cilat mund te kontaktoni me personel te specializuar te kufirit dhe migracionit. Se pari per cdo pyetje te vecante qe mund te kerkoje klienti juaj dhe se dyti nje bashkepunim te plote ne menyre qe te shmangim pergjegjesine ligjore qe perndryshe mbetet e juaja ne rast veprimi apo mosveprimi ne kushtet e qendrimit te paligjshem ne zonen Shengen nga qytetaret shqiptare tha ai.

Agjensite e udhetimit jane nje hallke shume e rendesishme ne levizjen e lire. Ata qe tani kane deklaruar se fluksi i kerkesave per udhetime pas 15 dhjetorit eshte rritur ndjeshem.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›