Tirane, nesër panairi ndërkombëtar i produkteve turke
TIRANE- Rreth 60 biznese turke do të marrin pjesë nesër në Tiranë në panairin e 5-të të Produkteve turke, organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit.
Panairi i Biznesit Turk, që do të hapet në 31 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, konsiderohet si një urë për rritjen e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë, ku do të prezantohen produktet turke të eksportit.
Dhoma e Tregtisë së Stambollit në Tiranë informon se "në 3 ditët e këtij panairi, mbi 60 firma e kompani të rëndësishme nga sektorët më vitalë të ekonomisë turke, do të prezantojnë produktet industriale, prodhimet tekstile, suveniret, kozmetikë, mobilje, materiale ndërtimi, ushqimore, etj".
Panairi i Biznesit Turk në Shqipëri organizohet për të pestën herë, duke filluar nga viti 2001 me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve, por në të njëjtën kohë dhe zgjerimin e bashkëpunimit social-kulturor.
Gjatë panairit do të zhvillohen aktivitete të tilla si prezantimi i kuzhinës tradicionale turke; shfaqje direkte gjatë gjithë panairit nga grupi Folklorik Tuana, i përbërë nga 10 valltarë; arti i punimit të xhamit të ftohtë nëpërmjet fryerjes do të prezantohet nga mjeshtri Nasuh; arti njëmijë vjeçar i pikturimit në ujë, duke përdorur bojëra natyrale i quajtur Ebru nga artisti Garip Ay.
Dhoma e Tregtisë së Stambollit, e cila bën të mundur këtë ekspozitë, me 350 mijë anëtarët e saj, është një ndër Dhomat e Tregtisë më të mëdha në botë.
Turqia renditet një ndër partnerët kryesorë tregtarë me Shqipërinë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2010 vëllimi tregtar mes dy vendeve arriti 36,718 milionë lekë.
(atsh/BalkanWeb)