E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pranga dy personave, vidhnin tubo hekuri

Shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Fier kanë filluar proçedimin penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasve Feim Gremi, 52 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Zharrez të rrethit Fier dhe Novruz Gremi, 64 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Zharrez të rrethit Fier.
 

Proçedimi penal ndaj ketyre shtetasve filloi pasi gjatë kontrollit ne banesat e tyre u gjetën disa tubo hekuri që i perkisnin Ndërmarjes Qendrës Perpunimit të Naftes , Sheqishte, të cilat keta shtetas i kishin vjedhur pranë kësaj ndërrmarrje.
 

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Fier, për vepren penale të "Vjedhjes ".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›