Lushnje: Kanos bashkëfshatarin, pranga 60-vjeçarit

Shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Policisë Lushnjë, filluan proçedimin penal dhe u bë shpallja në kerkim ndaj shtetasit Petraq Sotiri, 60 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Karavasta te rrethit Lushnje.
Proçedimi penal ndaj tij filloi pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri automatik bashkëfshatarin e tij, shtetasin me inicialet A.P 33 vjeç.
Ne vijim te veprimeve hetimore u sekuestrua në cilesinë e proves materiale arma e zjarrit automatik si dhe një krehër me 20 copë fishekë.
Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasit Petraq Sotiri do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vepren penale të "Kanosjes" dhe te "Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".