E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, nis rikonstruksioni i rrugës “Endri Keko”

Bashkia ka nisur rikonstruksionin e rrugës "Endri Keko", segment që lidh bulevardin "Zhan D`Ark" me rrugën "Sadik Petrela". Investimi arrin në vlerën mbi 34 milion lekë.

Punimet kanë filluar dhe kryetari i bashkisë së Tiranës tha se rruga do të infrastrukturën për personat me aftësi të kufizuar, do të bëhen edhe shpronësimet përkatëse, spostimi i linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit.
 

“Në ndërtimin e kësaj rruge janë marrë parasysh parametrat më modernë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza e të ujrave të shiut, Gjatësia kryesore e rrugës do të ketë një gjerësi prej 13 metrash dhe në një pjesë do të ngushtohet, për të akomoduar situatën e pronarëve, në 9 metra por gjithsesi do të mbetet një rrugë e parametrave modernë europianë dhe kjo do të reflektohet edhe në praninë kudo, të rampave për personat me aftësi të kufizuar, në instalimin e të gjithë rrjetit nëntokësor të kabllove, spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit dhe mbjelljen e 230 fidanëve të rinj pemësh, përgjatë rrugës” u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Ky investim, i përfshirë në buxhetin e vitit 2012, pas konsultimeve me qytetarët, do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rikonstruksioni i kësaj rruge u shërben rreth 3000 qytetarëve të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri të ditur se ka përfunduar dhe projekti teknik për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe pritet financimi i tij nga qeveria shqiptare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›