Drejt përfundimit ura e Baldushkut

Fshati Baldushk, që ndodhet vetëm 2.5 km larg kryeqytetit ka rrugë të re, por shqetësimi ka qënë kjo urë 30 vjecare e cila prej kohësh ishte e amortizuar.
Pas shqetësimit të ngritur nga komuna, fondi shqiptar i zhvillimin nisi ndërtimin e urës së re me një gjatësi rreth 20 m. Sipas projekti ura është në nivel me rrugët duke lehtësuar kalimin e automjetëve ndërsa për këmbësorët do të ketë trotuare. Drejtori i fondit shqiptar i zhvillimit Benet Beci tha se ndërtimi i kësaj ure do ti vij në ndihmë 6 mijë banorëve.
Ndërsa kryetari i komunës së Baldushkut Elmi Allmuça tha se Baldushku ka nevojë të për ndëryje të një rruge që do lidh këtë fshat me komunat e Peqinit, gjë që do të ndihmonte zhvillimin e mëtejshme të zonës.
Sipas planit të zhvillimit, kjo urë ndihmonë 14 fshatrat por edhe rrugën Vishaj-Rruga nacionale Tiranë Ndroq e cila ka lidhur komunën Baldushk me Vaqarrin.