Tiranë, nis shpërndarja e kartave të identitetit
Nis shpërndarja e kartave të identitetit në Tiranë për qytetarët që e kanë kryer procesin e aplikimit për pajisjen me këtë dokument. Ka qenë njësia bashkiake 3 dhe 7 të cilat kanë nis shpërndarjen, ndërkohë nesër nis shpërndarja edhe në njësitë e tjera.
TIRANE- Në disa njësi bashkiake të Tiranës si në njësitë 3 dhe 7 janë shpërndarë sot kartat e para të identitetit. Në sportelet e këtyre njësive janë paraqitur sot qytetarët e parë për të tërhequr këto dokumenta. Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që numri i tyre të rritet për shkak se kartat e para filluan të shpërndahen sot pasdite. Në të gjithë Tiranën numërohen rreth 100 mijë qytetarë që kanë aplikuar për tu pajisur me këto dokumenta që zëvendësojnë certifikatat aktuale. (a.r/news24/balkanweb)