Berisha: Do paguajmë interesat e kredisë për 6000 familje
Qeveria shqiptare vendos të paguaj interesin e kredisë për apartamente për 6 mijë familje të pastreha 3000 nga të cilat banojnë në shtëpitë e pronarëve. Me marrjen e këtij vendimi kryeministri Berisha deklaroi se kishte mbajtur një premtim elektoral të 2005.
TIRANE- Qeveria shqiptare ka marrë një vendim që mundëson strehimin e 6000 familjeve të pastreha. Sipas vendimit qeveria do të paguaj interesin e kredisë për 3000 familje që aktualisht banojnë në shtëpitë e pronarëve si dhe për 3000 familje të tjera në nevojë.
Në mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha u shpreh se “qeveria vendos të përballojë interesat e kredive për 6000 apartamente, nga të cilat 3000 janë familje që banojnë në shtëpitë e pronarëve. Sipas regjistrave ky përbën dhe kontingjentin më të gjerë të të pastrehëve në vend, por interesat e kredisë merren përsipër edhe për 3000 familje të tjera që do tu adresohen familjeve në nevojë”
Në marrjen e këtij vendimi kryeministri Berisha deklaroi hapur në mbledhjen e qeverisë se kishte mbajtur një premtim elektroda të vitit 2005, “është e detyrueshme nga ana jonë që të mbajmë zotimin, pra është premtim elektoral dhe zbatimi i tij paraelektoral, por është fjalë e mbajtur”- theksoi kryeministri Berisha.
Berisha tha se vendimi i marrë sot do të ketë një efekt pozitiv në sektorin e ndërtimit, i cili është një nga kontribuuesit më të mëdhenjtë të ekonomisë shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)