Bora shkakton probleme në rrethin e Krujës e Lezhës
Reshjet e dendura të dëborës që kanë zbardhur veriun e vendit, janë shënuar dhe në rrethin e Krujës dhe atë të Lezhës. Probleme dhe anomali janë krijuar gjatë 24 orëve të fundit në qarkullimin e automjeteve, pasi bora ka arritur deri në 30 cm.
KRUJE/ LEZHE- Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin si rralë ndonjëherë kanë përfshirë dhe rrethin e Krujës. Reshjet e dendura në këtë rreth kanë rënë gjatë mesnatës të së mërkurës. Trashësia ka arritur në nivelin e 30 cm dhe si pasojë ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugorë. Sipas banorëve nuk janë marrë ende masa për hedhjen e sasisë së skorjeve për të lehtësuar sa do pak qarkullimin e mjeteve apo edhe të këmbësorëve nëpër zona të ndryshme.
Reshjet e pandërprera të dëborës gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe në qarkun e Lezhës. Kastriot Kodheli sekretari i Prefekturës Lezhë theksoi se mbeten të bllokuara rruga nacionale Kurbnesh- Krujë dhe rruga rurale Kallmet- Kashnjet, ndërsa rrugët e tjera janë të kalueshme me zinxhirë.
Forcat e policisë rrugore janë të pranishme në këto zona për të bërë të mundur kontrollin në këto akse rrugore si dhe për t’ju ardhur në ndihmë mjeteve si dhe shmangien e aksidenteve të mundshme.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar anomali edhe në zhvillimin e mësimit në shkollat e Qarkut të Lezhës. Kreu i drejtorisë arsimorë të qarkut Lezhë Qazim Dushku, deklaroi se nuk është zhvilluar mësimi në tre shkolla të rrethit dhe në 20 për qind të shkollave të Mirditës, ndërsa në Kurbin nuk ka pasur ndërprerje. Probleme ka pasur në furnizimin me energji elektrike dhe për pasojë i gjithë rrethi është zhytur në errësirë nga mesnata dhe deri në orët e para të paradites. (a.r/news24/balkanweb)