E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, nis vendosja e adresave në të gjithë rrugët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, bëri të ditur paraditen e sotme se ka nisur projekti për vendosjen e sistemit të adresave. Gjatë një deklarate të mbajtur për mediat, kryebashkiaku tha se punimet janë në fazën e realizimit në terren të vendosjes së të gjitha adresave, të rrugëve dhe njëkohësisht në numërtimit të ndërtesave dhe pastaj të numërtimit dhe të çdo hyrjeje në kryeqytet. “Ky është një moment i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë jo vetëm do të marrë fund një periudhë anarkie në shërbimin postar dhe në shumë shërbime të tjera për qytetarët e Tiranës , por dhe do të hapet një kapitull krejt i ri në cilësinë e të gjitha këtyre shërbimeve ” u shpreh Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›