Studim demografik mbi shëndetësinë, Vasili: Përmirësim sistemit aktual
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me INSTAT, realizojnë për herë të parë s studimin demografik të popullsisë mbi shëndetësinë. Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të këtij studimi, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, u shpreh se këto të dhëna ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor. “Shqipëria ka vuajtur shumë nga treguesit e përafruar dhe jo të saktë , të cilët çorientojnë edhe veprimin në konkret”,. Deklaroi Vasili. Sipas tij, një studim i kësaj natyre jep fotografim mjaft të mirë të sistemit mundëson që nëse duan të ndërhynë fort, të kenë arsye të forta dhe tregues të qartë.