Tiranë, nis zbatimi i planit për parkimin me pagesë
Parkimi me pagesë do të aplikohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën mes “Shallvareve” dhe parkut “Rinia”, si dhe në sheshin “Italia”. Bashkia paralajmëroi që prej disa ditësh për mënyrën e re të përkimit të makinave në këto zona, por disa nga drejtuesit e mjeteve duket se kanë harruar procedurat, duke marrë edhe gjobat e para.
Biletat për të parkuar brenda zonave të rrethuara me viza blu janë një, dy dhe tre orëshe. Në rast se drejtuesi e lë makinën më shumë sesa orari për të cilin ka paguar, atëherë policia bashkiake e penalizon atë me gjobë ose me bllokuesin e rrotave të makinës.