Tirane nis zhbllokimi i hapesirave publike

Ka nisur në Tiranë aksioni për tregtarët që s'kanë liruar hapësirat publike sipas afatit të vendosur nga bashkia.
Policia bashkiake ka deklaruar se do të pastrohen trotuarët nga subjektet që s’kanë paguar taksat për hapësirat e zëna.
“Aksioni do të zgjasë një javë dhe do të kryhet kryesisht në fundjavë. Ai nisi nga njësitë bashkiake numër 1 dhe 2 dhe më pas do zgjerohet në tërë Tiranën”, ka deklaruar policia bashkiake.
Të djelën e kaluar bashkia e Tiranës paralajmëroi të gjithë personat që tregtojnë produkte të ndryshme në rrugë, por edhe baret që kanë vendosur tavolina në trotuare, se do të marrë masa nëse deri më datën 1 tetor nuk do të lironin këto hapësira publike.
“Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin. Paralajmërojmë tregtarët ambulantë të largohen nga trotuarët, si dhe lokalet që i kanë zënë ato me tavolinat dhe karriget e tyre”, theksoi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.
Në kuadër të operacioneve të saj, bashkia e kryeqytetit mësyu dy javë më parë në parkun “Rinia” për të liruar ambientet e zëna sipas saj në mënyrë të paligjshme për parking nga lokalet.
Madje, drejtori i policisë bashkiake debatoi me menaxherët e kompleksit “Tajvan” që gjendet në zonën e parkut. Ai tha se do të lirohen të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Thirrja e Pollos: Mbështeteni censusin
Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, i ka bërë thirrje qytetarëve që të pranojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis mëngjesin e datës 1 tetor. Abuzimi me ilacet në spitale
Pacienti do të firmosë tashmë në kartelën e tij për të gjitha medikamentet që ka blerë gjatë kohës që ka marrë mjekimin në spital. Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e kromit ACR. Kukës, 4% e banorëve e paguajnë energjinë
Konsumatorët e energjisë elektrike në Kukës vazhdojnë të mos paguajnë faturat për sasinë e energjisë së konsumuar duke thelluar kështu borxhet që kanë ndaj CEZ. Më në fund një marrëveshje
Kompania austriake ACR njoftoi se më në fund është arritur marrëveshja me minatorët e Bulqizës.
Lajmet kryesore
Aleanca Kuqezi themelon degën në Bruksel
“Shqiptarët kanë nevojë të respektohen”
Divjakë, makina godet për vdekje fëmijën
Obama, pesimist për mandatin e dytë
Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke