Tiranë, një bankë grabitet nga dy persona të maskuar
Një filial i Bankes Raiffaisen është grabitur pasditen e sotme në zonën e Laprakës. Bëhet e ditur se kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë paratë e sportelit
TIRANE- Është grabitur pasditen e sotme me armë një filial banke në zonën e Laprakës në Tiranë. Bëhet e ditur se dy persona të maskuar janë futur në bankë duke kërcënuar punonjësit e saj. Dy grabitësit kanë hyrë në ambientet e bankës të maskuar dhe me armë, të cilët duke kërcënuar arkëtarin kanë mundur të rrëmbejnë paratë e gjendura në banak. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, pa bërë dot të mundur kapjen e tyre. Fatmirësisht nga kjo ngjarje asnjë nga klientët apo stafi i degës së bankës nuk është plagosur apo dëmtuar. Aktualisht dega e Laprakës është e mbyllur dhe forcat e policisë gjenden në vendgjarje. Forcat e policisë janë përgjigjur shpejt dhe kanë arritur në degën e Laprakës për rreth 3-4 minuta, por fatkeqësisht vjedhësit ishin zhdukur. (a.rusta/news24/balkanweb)