E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në magazinën e arrave

Tre ish magazinat e bukës në zonën pranë Kombinatit janë djegur duke u përfshirë nga flakët gjatë pasdites me shi. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por kanë qënë zjarrëfikësit të cilët kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur shpëtimin e godinave të tjera përreth. Sipas burimeve të policisë por edhe vëtë drejtorit të përgjithshëm të zjarrfikësve Dilaver Laçi, dëmet janë minimale, por vështirësia më e madhe që hasën ishte fikja e zjarrit në magazinën e fundit pasi brenda saj ndodheshin disa thasë me arra. Në momentin që kanë mbërritur zjarrëfiksit gjendja është paraqitur e rëndë dhe mbas dy orësh është bërë e mundur kontrolli që situate të vihej nën kontroll. Forcat e shumta të policisë kanë inspektuar rreth kësaj zone që të arrijnë të zbardhin shkaqet e ngjarjes, por edhe disa skuadra ekspertësh të huaj erdhën për të mbledhur prova materiale. Gjatë kësaj periudhe u bë i ndaluar kalimi për këmbësorët sepse zona shihej e rrezikshme për shkak të tymit të madh që dilte nga magazinat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›