Aksident në Elbasan- Përrenjas, plagosen 4 vetë
Katër persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Elbasan- Përrenjas, në qafën e Hotolishtit. Një makinë ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta duke lënë të plagosur rëndë katër persona.
ELBASAN - Një aksident i rëndë ka ndodhur 30 minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Përrenjas. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si rrjedhim kanë ngelur të plagosur rëndë katër persona. Aksidenti ndodhi pikërisht në Hotolisht, kur mjeti me targa LB 1294 A doli nga rruga ndoshta për shkak të shpejtësisë së madhe dhe akullit në rrugë. Pas kësaj janë plagosur rëndë katër personat që ndodheshin brenda kësaj makine, Haki Polisi, punonjës i Aluizmit, Ferit Kushta, ish – kryetar i komunës Qukës, si dhe dy persona të tjerë.
Policia është në vendngjarje duke hetuar rreth këtij aksidenti që fatmirësisht është mbyllur pa viktima.
(O.Zh/ BalkanWeb)