E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një i ri plagoset me armë zjarri, në kërkim autori

Gazeta Shqip

plagosje me arme ne trNjë i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa i plagosuri ka mbetur 23-vjeçari Arbër Kosuni.

Sipas policisë autori i ngjarjes është një tjetër i ri ende i paidentifikuar, që është përfshirë në një konflikt të çastit me 23 vjeçarin ndërsa ky i fundit ndodhej në shoqërinë e të dashurës së tij.

I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.
28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, një i ri plagoset me armë zjarri, në kërkim autori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›