E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi nuk gabon, Junajtid nuk toleron me Arsenalin

ANGLI- Pas suksesit në mesjavë në Ligën e Europës kundër Bazelit, Çelsi ka vijuar me fitoret, teksa ka mundur në shtëpi Svansean. Një fitore e pastër nga skuadra e drejtuar nga Benitez, teksa e mbyllin që në pjesën e parë, pikërisht me dy gola në limit, me Oskar dhe Lampard me 11-metërsh. Pjesa e dytë vetëm sa është administruar. Me këtë këtë fitore, Çelsi ngjitet në vendin e tretë, duke bërë një hap më shumë sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Ndërkohë, Arsenali ka humbur mundësinë për të mbajtur vendin e tretë. Edhe pse përballë ka pasur një ekip me objektiv tashmë të realizuar, pasi Junajtid është shpallur kampion, djemtë e Arsen Vengerit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, edhe pse kanë shënuar të parët më Ualkot. Ka barazuar një “ish”, Van Persi. Çelsi dhe Arsenali do të luftojnë deri në fund për vendin e tretë dhe katërt, pasi Totenhami i ndjek nga pas.

SOT
Reading – QPR 0-0
Chelsea – Swansea 2-0
Arsenal – M.United 1-1

DJE
M. City - West Ham 2-1
Everton – Fulham 1-0
Southampton – W.Brom 0-3
Stoke City – Norwich 1-0
Wigan – Tottenham 2-2
Newcastle – Liverpool 0-6

NESER
Aston Villa - Sunderland

RENDITJA
1. M. United 85
2. M. City 71
3. Chelsea 65
4. Arsenal 64
5. Tottenham 62
6. Everton 59
7. Liverpool 51
8. West Brom 48
9. Swansea 42
10. West Ham 42
11. Fulham 40
12. Stoke City 40
13. Southamp. 39
14. Norwich 38
15. Sunderland 37
16. Newcastle 37
17. A. Villa 34
18. Wigan 32
19. QPR 24
20. Reading 24
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›